Tirana të shijojë plej ofin europian, Superkupa është për Teutën!

Na pëlqen kur shpresojmë që të hyjmë në fazën e grupeve, na pëlqen edhe kur bëjmë “për të vjellë” Crvena Zvezdën apo kur kombëtarja mund në miqësore Francën, ama habitemi sesi Teuta mundi favoriten Tiranë në Superkupën e Shqipërisë. Ja pra që edhe “më i vogli” mund t’ia dalë, ndryshe nuk ka bukuri futbolli, dhe durrsakët triumfuan në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” me shifrat 2-1, aq sa mundën Tiranën në finalen e Kupës.

Sulmuesi Rubin Hebaj, ishte autor i të dy golave, ndërsa shkodrani po realizon potencialin e tij, ashtu si edhe shkodrani tjetër Çinari i Partizanit. Për Tiranën nuk mjaftoi shkurtimi i rezultatit nga Vrapi. Dy ditë më parë, në Angli ndodhi që Arsenali jofavorit të mundte Liverpulin po në Superkupë, e ndoshta ekipe të tilla janë më shumë të motivuar, por gjithsesi sezoni do ta tregojë nëse Teuta do të jetë e pjekur sa për të sfiduar Tiranën, Kukësin apo Partizanin për titull.

Sfidanti.al