Milan, Ibrahimovic kthehet zyrtarisht, do të mbajë fanelën me nr.11

Zlatan Ibrahimovic vetëzyrtarizohet si lojtari i Milanit me anë të një lidhjeje direkte në Instagram. Suedezi, gjatë rrugës për në Milanello, pasi vizitoi selinë e klubit kuqezi për firmën në kontratë, tregoi fanelën e tij të re me nr.11, Suedezi firmosi me Milanin një kontratë deri në 30 qershor të 2021 me një pagë prej 7 milionë Euro, duke qenë dukshëm futbollisti më i paguar i skuadrës.

Tani 38 vjecari do të nisë punën për fillimin e sezonit të ri nën urdhrat e Stefano Piolit. Lidhja live në Instagram e Ibrahimovic zgjati më pak se 2 minuta me suedezin që u prezantoi ndjekësve të tij fanelën me nr.11 që e kishte vënë në sediljen e pasagjerit të makinës së tij. Më pas suedezi bëri edhe një gjest të këndshëm teksa I mbërtheu rripin e sigurimit edhe fanelës për të shkruar diciturën: ‘Kështu nuk marrim ndonjë gjobë’.

Sfidanti.al