Fillon numërimi mbrapsht i transferimit të Sandro Tonalit te Milani. Playmakeri 20 vjecar do të kryejë vizitat mjekësore të enjten në 3 shtator dhe një ditë më pas do të hedhë firmën në kontratën e tij. Mesfushori italian transferohet te skuadra milaneze me huazim me të drejtë blerjeje për shifrën totale prej rreth 35 milionë Eurosh duke përfshirë dhe bonuset
Tonali do të përfitojë te Milani një pagë prej 2.2 milionë Euro së bashku me bonuset, ndërsa Milan do të derdhë në arkat e Brescias 10 milionë Euro për huazimin dhe 15 milionë të tjerë për blerjen së cilës do t’I shtohen edhe 10 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve në bazë të objektivave që do të arrihen. Për më tepër në marrëveshje është përfshirë edhe pagesa e një kuote prej 10% në favor të Brescias në rast se do të ketë një rishitje të futbollistit
Me mbylljen e cështjes Tonali, kuqezinjtë tani mund të përqeëndrojnë forcat te kthimi I Bakayoko. Tratativat janë nisur, por edhe në këtë rast po punohet për transferimin e lojtarit në formën e huazimit me të drejtë blerjeje. Në ndihmë të Milanit në këtë rast vjen vullneti i vetë lojtarit që është i vendosur të lërë Chelsea për t’u kthyer te skuadra që diti të nxjerrë më mirë karakteristikat e tij.
Sfidanti.al