Lazio e zyrtarizon, Immobile rinovon deri në vitin 2025

Ciro Immobile do të qëndrojë përjetë te Lazio. Drejtori I Komunikacionit të klubit bardhekaltër, Stefano De Martino konfirmoi zgjatjen e kontratës së sulmuesit të përfaqësueses italiane deri në vitin 2025 nëpërmjet një komunikate.

‘Është një zgjedhje profesionale, e marrë me zemër-tha De Martino-Immobile tërhoqi vëmendjen e skuadrave më të rëndësishme duke qenë se është fituesi i Këpucës së Artë. Me këtë akt, Lazio nënvizon vullnetin e saj për të konfirmuar skuadrën e sezonit të fundit për ta përforcuar atë akoma më shumë. Me këtë zgjedhje, Immobile vendosi të qëndrojë përjetë te Lazio. Është një profesionist që dëshiron gjithnjë të përmirësohet dhe me siguri do të dojë të ngrejë stekën e objektivave personalë’

Ndërkaq, vlen të kujtohet se Immobile përpara disa javësh kishte deklaruar dëshirën e tij për të qëndruar përjetë te skuadra romane, dhe tani vjen zyrtarizimi me sulmuesin që me kontratën e re do të përfitojë edhe një pagë prej 4 milionë Euro në sezon bashkë me disa bonuse.

Sfidanti.al