Atalanta, grumbullim pa Ilicic, 3 futbollistë pozitivë me Covid-19

Tre raste pozitive me coronavirus te Atalanta. Lajmi u konfrimua nga vetë klubi bergamask ditën që skuadra e Gasperinit nisi grumbullimin në Zingonia për përgatitjet e sezonit të ri. Nuk u bë i ditur identiteti i futbollistëve të infektuar nga Covid 19 me Atalantën që theksoi se testet u kryen gjatë javës nga ku u regjistruan edhe 3 rastet pozitive me coronavirus.

Në komunikatën e saj Atalanta shtoi se të tre futbollistët janë asimptomatikë, në izolom dhe nën kontrollin e ATS. Ndërkaq, Atalanta ka bërë të ditur edhe emrat e futbollistëve të grumbulluar ku mungon Ilicic si dhe Berat Gjimshiti me këtë të fundit që është vënë nën urdhrat e Edy Rejas për ndeshjet e Kombëtares me Bjellorusinë dhe Lituaninë në Nations League.

Sfidanti.al