‘Qëndroj te Paris Saint Germaini’-Neymar u shpreh qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Francës sezonin e ardhshëm duke iu dhënë fund zërave që e shihnin brazilianin larg skuadrës transalpine. Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit, Neymar foli për objektivin e sezonit të ri futbollistik që në Francë ka nisur tashmë.
‘Kemi ambicien për t’u kthyer në finalen e Ligës së Kampioneve dhe këtë radhë për ta fituar-tha Neymar
Kujtojmë se sezonin që sapo u mbyll në ligën e Kampioneve, Paris Saint Germaini iu afrua shumë triumfit teksa humbi në finalen e Lisbonës nga Bayerni i Mynihut me rezultatin e ngushtë 1-0. Imazhi i Neymar që qante me ngashërim në përfundim të asaj ndeshjeje bënë xhiron e botës dhe duke dëgjuar deklaratat e tij, i shërbyen futbollistit si motiv për të përballuar sezonin 2020/21 për të fituar trofeun pikërisht në fund të tij.
Sfidanti.al