Këta shqiptarët po “lenë nam”, Ademi ka 10 gola në 12 ndeshje në Finlandë!

Një tjetër “snajper” po i afrohet aktivizimit në kombëtare. Një tjetër shqiptar i Kosovës, me emrin Albion Ademi, që po shkëlqen në ligën e Finlandës duke shënuar e shërbyer asistë. Edhe pse vetëm 21 vjeç, ai është goleadori më i mirë i Superligës së vendit nordik, me 10 gola për Marienhamnin, ndërsa ka dhënë edhe 3 pasime për gol. E gjitha kjo në vetëm 12 javë, e ka lënë pas sumuesin Riski të HJK Helsinkit si dhe shumë të tjerë.

Pasi shkëlqeu me ekipin e tij të mëparshëm, Inter Turku, Ademi u bashkua me Marienhamnin në janar të këtij viti. Së fundmi, realizoi me goditje dënimi një ditë më parë në fushën e HJK Helsinkit, duke barazuar përkohësisht rezultatin, ndonëse përfundimi ishte një humbje e thellë 1-6 përballë kryesueses së kampionatit. Falë kontributit të madh të sulmuesit shqiptar, Marienhamni është në vendin e pestë dhe pretendon kualifikimin për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

Ademi ka shënuar plot gjysmën e rrjetave të skuadrës, ndërsa pritet të luajë një rol të rëndësishëm në Shqipërinë U21 të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, ku ka luajtur deri tani 3 ndeshje, pasi bëri 18 paraqitje për ekipet kombëtare të moshave të Finlandës.

Sfidanti.al