Kontrata e re? Obamejangu tremb tifozët dhe merret veç me gruan!

Natyrisht është një familje, janë një çift që jetojnë bashkë, pra është normale që të dalin mbrëmjeve për t’u kënaqur. Gjithsesi, Pjer-Emerik Obamejangu është edhe sulmues i Arsenalit dhe është në udhëkryq, ndaj tifozët e shohin “me lupë” për gjithçka bën. Ata u dëshpëruan ndërsa në vend që të merrnin lajme për rinovimin e kontratës nga ana e tij, jeta vazhdon normalisht dhe Obamejangu fotografohet ndërsa del për darkë me gruan. Disa tifozë e takuan në rrugë, e uruan për fitoren e Superkupës së Anglisë dhe e përgëzuan për golat, por edhe e pyetën se çfarë ka ndërmend të bëjë. Obamejangu nuk deshi t’i mërziste dhe u tha se gjithçka shkon mirë, por sidoqoftë fjalë “të prerë” nuk ka, dhe afrikani pëlqehet nga shumë klube të tjerë. Ndaj edhe tifozët mendojnë gjithnjë më të keqen.

Sfidanti.al