Teuta gjeti heroin Hebaj, Tirana..përseri  mbushi “hebet” !

Ka dhënë edhe një provë tjetër nënshtrimi Tirana kampione ndaj Teutës,  që  u shpall kampionia e trofeve këtë sezon, duke i bashkuar  Kupës  dhe Superkupën.  Ajo që ndodh në fushë kur përballen Tirana dhe Teuta,  të ringjall një frazë të paharruar  të ish-trajnerit të Dinamos, Farruk Sejdini. “Xhaxhi”, ose “goja rebele e Dinamos” për të treguar se sa inferior ishin treguar futbollistët e tij përballë Tiranës, na   ka lënë kujtim një frazë: “ Këta futbollistët e mi,edhe sikur 11 qytetarë t’i kishin  veshur fanellat bardheblu, prapë do t’i  kishin mbushur mbathjet.”  Të kesh frikë nga Tirana  është kulturë historike, po kur Tirana kampione luan me frikë dhe me gabime   ndaj  Teutës, kjo është një patologji e re e ketij sezoni..

Hebaj, një nga personazhet më të ndjellës të Teutës këtë sezon, ka qënë heroi i ndeshjes për durrsakët, për Tiranën , që luan kartat  e gabuara  ndaj këtij kundërshtari, mund te thuhet se  e bëri gati lakun e litarit,  qysh pjesën e parë me ato gabime që veç mund te  konvertohen me gola!. Pafuqia bardheblu u bë më pikante në pjesën e dytë, kur Teuta mbahej si mos më mire edhe  me 10 vetë,  ngaqë Tirana numeronte 11 vetë në fushë, por jo ne lojë…

Sfidanti.al