Superligë e çmendur, 7 skuadrat e para 2 pikë diferencë pas fitores së Vllaznisë

Vllaznia arriti një fitore të papritur dhe shumë të rëndësishme në javën e 7-të të Superligës, duke triumfuar 2-1 në fushën e Kukësit. Ndeshja u luajt në “Elbasan Arena”, për shkak se stadiumi I Kukësit vazhdon rikonstruksionin, dhe skuadra shkodrane vazhdoi ecurinë e saj shumë të mirë, duke marë tri pikë të tjera.

Braziliani Hygor kaloi miqtë në epërsi në pjesën e parë, por sulmuesi Vasil Shkurtaj barazoi rezultatin pas pushimit. Në momentin më të mirë të Kukësit, shkodranët realizuan përsëri, këtë herë me anë të Gilman Likës. Një sukses I madh për skuadrën e drejtuar nga trajnerit Jonuz, dhe një zhgënjim për kuksianët e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro.

Ky rezultat bën që renditja e Superligës të jetë shumë e ngjeshur, me 4 skuadra që kryesojnë me nga 12 pikë. Ato janë Bylisi, Vllaznia, Teuta dhe Skënderbeu. Jo vetëm kaq, por 7 ekipet e para ndahen vetëm nga 2 pikë.

Sfidanti.al