Superliga, barazimet si fitore për Flamurtarin e Laçin

Habit Kukësi, por jo Flamurtari. Nënkampionia e Shqipërisë nuk arriti dot tek fitorja ndaj Laçit, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Formacioni i trajnerit Cungu, larg fushës së tij, nuk mundi të mbante epërsinë e krijuar me golin e mbrojtësit brazilian, Kordeiro. Në pjesën e dytë, kurbinasit barazuan me anë të Lushkjes, ndërsa klubi nga Kukësi u ankua për gjykimin e kryesorit Jorgji.

Në Durrës, pak a shumë pritej që vlonjatët të luftonin fort e të mos dorëzoheshin. Barazim pa gola, rezultat i vlefshëm për Flamurtarin e trajnerit Ilir Daja, në duel me Teutën vendase të drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi, ish-kapiten i Skënderbeut. Tashmë, është mbyllur java e parë e Superligës, me këto rezultate:

Skënderbeu-Partizani 1-0, Luftëtari-Kastrioti 0-1, Tirana-Kamza 0-1, Kukësi-Laçi 1-1, Teuta-Flamurtari 0-0. Renditja: Skënderbeu, Kastrioti e Kamza me nga 3 pikë, Kukësi, Laçi, Teuta e Flamurtari nga 1, Partizani e Tirana nga 0 pikë.

Sfidanti.al