“La Gazeta delo Sport” e kishte të saktë fjalinë e parë: Vit i ri, Inter i vjetër! Skuadra zikaltër, ajo që shpenzoi 100 milionë euro për të marrë 7 lojtarë, thuajse nuk u duk në fushë, në stadiumin e Sasuolos, aspak në ndeshjen më të vështirë të sezonit. Formacioni i trajnerit Spaleti jo vetëm humbi, me një gol të Domeniko Berardit në minutën e 27-të me penallti, por edhe luajti keq.
Krijoi gjithsej dy raste, atë të pastrin me Ikardin që gaboi pak hapa larg portës, ndërsa pritja e vetme e portierit vendas, Konsili, erdhi vetëm në minutën e 90-të. A mund të quhet një ekip i tillë, pretendent për titull? Natyrisht, është vetëm java e parë, por përse gjithnjë i takon Interit të bëjë figurën negative. Juventusi fitoi, po ashtu edhe Napoli e Roma, ndaj zikaltërit duhet të ndryshojnë shpejt, nëse duan të mos e humbasin “trenin” për titull në Serinë A.
Sfidanti.al