Media italiane: Ronaldo, kjo është Seria A, nuk është Primera!

Debutmi i Kristiano Ronaldos me bluzën e Juventusit ishte në qendër të vëmendjes të të gjithë botës. Në fakt, ai pati disa raste shënimi kundër Kievos, por nuk arriti që t’i realizojë ato dhe kështu të prezantohej me gol para publikut sportdashës italian. Mediumet më të njohur italianë u përpoqën që ta përshkruanin debutimin e tij me tituj dinjitozë, duke i uruar tij mirëseardhjen në një ligë, ku rezultati i ndeshjeve është gjithnjë i vështirë që të parashikohet.
Megjithëse ai nuk pati ndonjë ndikim direkt në fitoren 3-2 të “Zonjës së vjetër” ndaj Parmës në fushën e kësaj të fundit, Ronaldo mori kritika pozitive dhe u cilësua si një lojtar i shkëlqyer që vetëm progreson gjatë sezonit.
Disa gazeta, sidoqoftë, vendosën që t’i kujtojnë Ronaldos se ky është kampionat italian dhe jo spanjoll, se në Serinë A nuk ka ndeshje të lehta si në Primera. Etja e tij për gol, në fakt, nuk mungoi dhe ai mori pjesë në pesë aksione, nga të cilët ai edhe mund të shënonte golin e tij të parë në Serinë A, por nuk qe e thënë dhe, në fund, sidoqoftë, fitorja e konfirmua me golin e shënuar nga Bernardeski në minuat e fundit të ndeshjes.
Në raundin tjetër, Ronaldo do të këtë mundësi ta tregojë veten para tifozëve vendas në “Juventus stadium”, ku Juvja do të prese Lacion.
Sfidanti.al