Tifozët e Sitit, të lumtur për David Silvën dhe për të birin!

E mbani mend vjet kur u detyrua të braktiste shokët dhe ndeshjet, për të qenë pranë shoqes së tij të jetës. David Silva pati në muajt e parë të këtij viti një hall më të madh sesa futbolli, pasi djali i tij Mateo rrezikonte jetën, i lindur shtatanik. Guardiola ia dha lejen “me pashë” aso kohe, dhe Mateo për fat i mbijetoi faktit se doli nga barku i nënës vetëm 25 javë pas “ngjizjes”.

Më në fund, dhjetëra mijë tifozët në “Etihad” mundën ta uronin “drejtpërdrejt” yllin e tyre për djalin e lindur dhe të shëndoshë si molla. David Silva u paraqit në fushë, përpara ndeshjes ndaj Hadërsfildit në Premier Ligë, me Mateon në krahë, duke përshëndetur nga të gjitha anët. Një e diel vërtet e paharrueshme për yllin spanjoll.

Sfidanti.al