Nuk mund ta admirojë një kampion të tillë. Gruaja e portierit të Kievos, Sorrentino, mendon pikërisht kështu pasi burri i tij u godit rëndë nga Kristiano Ronaldo dhe përfundoi në spital. Sara Ruxheri, ky është emri i së shoqes së Sorrentinos, nuk u përmbajt, por u lëshua ashpër në Instagram ndaj portugezit, ndërsa portieri i Kievos rrezikoi shumë në ndeshjen ndaj Juventusit në Serinë A.
“Nuk kam dashur kurrë të flas, por të merrem vetëm me familjen time, – shkroi ajo, – por, shikoni pamjet dhe kuptoni diferencën. Ata që quhen kampionë duhet të jenë fillimisht njerëz. Unë nuk mund të kem respekt për ta. Unë mund të respektoj Tomoviçin (lojtarin e Kievos) që bëri ç’mos ta ndihmonte tim shoq, jo ata që ofendojnë, kritikojnë, gëzohen me fatkeqësinë e tjetrit, apo edhe më keq, shohin një njeri në nevojë dhe largohen. Gjykoni, njerëz, gjykoni”
Akuzat e Sarës ishin, besohet, më shumë për ndihmën e munguar nga Ronaldo për Sorrentinon, sesa thjesht për përplasjen, pasi këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Sorrentino u mbajt në spital dhe doli një ditë më vone, por pati thyerje hunde, shembje në shpatull dhe dëmtim në qafë. Nuk dihet kur kthehet në fushë.
Sfidanti.al