E kishte thënë përpara dhe pas ndeshjes Mauricio Sarri, por konfirmim ende nuk kishte. Duhej që fjalët të dilnin nga vetë goja e Eden Hazarit që gjithçka të ishte e sigurt, ylli belg do të mbetet “blu” edhe këtë sezon. “Nuk është se dua të flas shumë për këtë temë, – tha mesfushori sulmues, – është folur dhe komentuar shumë. Të gjithë e dini se çfarë thashë pas Kupës së Botës, por e vërteta është që jam i lumtur këtu. Këtë vit nuk largohem”.
Politika e Hazarit dhe e Çelsit mbetet “hap pas hapi”, pasi belgu nuk angazhohet që të qendrojë gjatë në “Stemford Brixh”. Reali i Madridit është dëshira e tij e madhe, por jo e tillë që ai të prishet me tifozët dhe me klubin. Ka edhe një arsye tjetër të rëndësishme që Hazar nuk largohet.
Reali, mesa duket, nuk e ka përparësi blerjen e kartonit të tij, pasi për momentin mori portierin e Çelsit, Tibo Kurtua, ndërsa gjithë fuqitë financiare janë përqëndruar për të sjellë në “Bernabeu”, superyllin Nejmar.
Sfidanti.al