Kur Sulejman Starova ishte trajner i Tiranës, ai nuk ngurronte të afronte yje në ekip, pavarësisht problemeve që mund të lindnin. Në një ekip me Fortuzin, Mukën, Deden, Patushin, Licin, Nallbanin, Egbonë, Ervin Bulkun apo Merkoçin, “Bobi” afroi të tjerë si Geri Çipin apo Ervin Fakajn, sa për të përmendur dy emra. Njerëzit e stafit e paralajmëronin për pakënaqësinë që do të kishin lojtarët me emër në stol, por Starova thoshte “le të jenë, rritet konkurrenca”.
E njëjta gjë po ndodh tek Partizani. Në janar, të kuqtë morën Sukajn, Cetkoviçin, ndërsa nga dëmtimi u kthye Mazrekaj. Starova natyrisht ishte i kënaqur që konkurrenca do të rritej, por edhe problemet. Për momentin, Cetkoviç ende është më shumë lojtar stoli, ndërsa Xhevahir Sukaj ka përfunduar në tribunë. Sulmuesi thotë se me shumë gjasa do të luajë ndaj Kukësit, veçse trajneri nuk është shumë i bindur. Ai ende mendon se shkodrani duhet të fitojë formën dhe peshën e duhur. Frika është se mos krijohen konflikte që mund t’i prishin punë Partizanit.
B.Kuka