Leverkuseni, Atletiko e Liverpuli e duan, kush është Julian Brant?

Emri i tij është Julian Brant (Brandt) dhe është një nga talentet e fundit të prodhuara nga “fabrika e futbollit” që quhet Gjermani. Futbollisti ofensiv 20-vjeçar po vazhdon të shkëlqejë tek Leverkuseni, ndërsa dy klube të rëndësishëm europianë si Atletiko e Madridit dhe Liverpuli kanë zënë radhën për shërbimet e tij. Me 120 ndeshje dhe 19 gola në Bundesligë, ai është një mrekulli e vërtetë që këto shifra i ka arritur në një moshë kaq të re.

Brant u formua tek Volfsburgut, por kaloi tek Leverkuseni si adoleshent, dhe që nga ajo kohë është bërë i pëlqyer i veçantë i tifozvëve, dhe shumë i rëndësishëm për trajnerin Roxher Shmit. Djaloshi luan më së shumti në krah të majtë, por mund të aktivizohet pa problem si qendërsulmues apo si organizator (numër 10 klasik). Kontrata e Brantit përfundon në 2019, por ai ka një klauzolë largimit në 2018.

Gazeta e Hamburgut, “Di Velt” shkruan se ai do të jetë Toni Krosi i ri, ndërsa Bajerni i Mynihut besohet dëshironta ketë për vete, veçse Julian Brantit i kanë paracaktuar fatin që të luajë jashtë Gjermanisë.

Sfidanti.al