Tirana nuk pati nerva për të fituar në Korçë, por u tregua aq e fortë sa për të marrë pikën. Vetë trajneri i kryeqytetasve, Ze Maria, e përkufizoi kështu lojën e skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj Skënderbeut kampion dhe kryesues. Ndryshe nga sa pritej, ishin bardheblutë skuadër më e mirë për shumë e shumë minuta, duke kaluar në epërsi me Edon Hasanin në minutën e 20-të.
Në një lojë të fortë, tiranasit dhe korçarët patën raste për të shënuar, ndërsa të dy portierët bënë pritje të rëndësishme. Skënderbeu arriti të barazonte në minutën e 87-të me anë të sulmuesit Oto Xhon, ndërsa edhe më pas rezultati mund të ndryshonte në favor të të dyja skuadrave. Tiranasit protestuan ndaj gjykimit, pasi kërkuan që në minutat e para kartonë të kuq për Lulajn dhe Radashin, gjë që nuk ndodhi.
Pas këtij barazimi, Skënderbeu mbajti kryesimin i vetëm me 11 pikë, ndaj 10 të Partizanit, ndërsa Tirana është në vendin e 7-të, me 5 pikë, por me moral më të lartë dhe me 4 pikë në dy ndeshjet e fundit.
Sfidanti.al