“Të shenjtët” bluajnë te PSZH-ja, lojtarët janë nxehur me klubin!

PSZH-ja e nisi mirë me trajnerin e ri, Tomas Tuhel, pasi “të shenjtët”, fillimisht, fituan Superkupën dhe, më pas, fituan pesë ndeshje radhazi në Ligën e 1-rë franceze. Por, megjithatë, kur erdhi puna te Liga e Kampioneve, PSZH-ja nuk u prezantua mirë, duke pësuar një humbje 2-3 në “Enfild” nga Liverpuli. Por, megjithatë, problem nuk përbën rezultati sesa performanca e ekipit francez.
Futbollistët nuk janë të kënaqur, pasi, qëkur këtë klub francez e mori përsipër, më 2011, fondacioni “Katar Sports Investments”, PSZH-ja nuk ka arritur as deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, një konkurrim ky që klubi francez ka vite që po bën përpjekje të mëdha që ta fitojë.
Sidoqoftë, puna nisi keq edhe këtë vit. I pari u prononcua kapiteni Tiago Silva që konsideron se klubi nuk punoi mirë në sezonin veror të transferimeve, gjatë të cilit te PSZH-ja erdhën portieri Xhixhi Bufon, Tilo Kerer, Huan Bernat dhe Erik Çupo Moting.
“Çfarë bëjnë Di Maria dhe Markinjosi në pozionet, ku ata nuk luajnë zakonisht? Unë vetë nuk e di, por, megjithatë, duhet të pyetet Antero Enrike”(drejtori sportiv i PSZH-së), deklaroi Tiago Silva.
Sipas medias franceze, problemi është edhe te fakti se Kavani nuk ka zëvendësues të përshtatshëm, ndërkohë që trajneri gjermal, Tuhel, synon që ta rinojë ekipin, duke futur shpesh në lojë futbollistë të rinj.
Sfidanti.al