Thellohen problemet me ligjin per skuadren e Benfikes. Klubi luzitan sipas medias vendase prej nje muaji eshte vene me shenjestren drejtesise per disa krime; korrupsion aktiv e pasiv, favorizime personale, shkelje te sekretit te drejtesise dhe informacione false.
Tashme ne Portugali eshte krijuar ceshtja ‘E-Toupeira’ qe eshte pasuruar me nje kapitull te ri; Benfika ka tentuar te fiksoje rezultatet e ndeshjeve ne kampionat duke u ofruar arbitrave sherbim prostitutash dhe paguar dhomat e hoteleve.
Sipas ‘O Jornal Economico’ gjithcka u zbulua nga hakeri portugez Rui Pinto ne nje artikull me titull ‘Tregu i Benfikes’ qe nxori ne drite disa emaile nga funksionare te Benfikes qe vertetojne kete tentative korrupsioni te klubit nga Lisbona qe na ana e tij i ka hedhur poshte keto akuza.
Mes personave te perfshire ne kete skandal korrupsioni jane keshilltari Pedro Gonsalves dhe dy funksionare gjyqesore. Keta te fundit akuzohen se i kane kaluar Gonsalves informacione sekrete ne lidhje me peocedimet penale qe kane te bejne me vete Benfiken dhe klubet rivale te saj. Nese e gjithe kjo histori konfirmohet Benfika rrezikon te ndeshkohet rende ndoshta me perjashtim nga kompeticionet per 6 muaj deri ne 3 vjet.
Sfidanti.al