Gjatë gjithë sezonit deri tani ka bërë vetëm një gabim. Skënderbeu nuk ka ndërmend ta përsërisë hapin fals në Kamzë, gjë që e tregoi ndaj Luftëtarit. Tjetër fitore për kryesuesit e Superligës, këtë herë 2-0, edhe pse nuk qe edhe aq e lehtë, pavarësisht se luhej në Korçë. Nuk ndihmoi aq shumë goli I shënuar shumë shpejt, falë një tjetër 11-metërshi në favor, ndonëse u duk I merituar.
I lodhur fizikisht dhe psikologjikisht nga një sezon shumë I ngarkuar në Shqipëri dhe Europë, formacioni I Dajës kurseu forcat në pjesën e parë, por thuajse u ndëshkua në të dytën. Luftëtari, I vendosur mirë në fushë nga trajneri Hasan Lika, goditi shtyllën me anë të Abazajt. Reagimi I gjirokastritëve ndoshta ishte disi I papritur, pasi shkaktoi edhe hutim e nervozizëm tek skuadra më e mirë shqiptare e momentit.
Gjithsesi, Luftëtari nuk është nga ata kundërshtarë me fuqinë për ta ndalur Skënderbeun. Nuk ia doli as këtë herë, pavarësisht se bëri maksimumin, ndërsa korçarët shfrytëzuan kompaktësinë si ekip për të marrë fitoren. Shumë minuta pas golit të Lilajt, erdhi I dyti, shënuar nga zëvendësuesi Gavazaj, dhe me këtë sukses, kryesuesit e siguruan vendin e parë në Superligë edhe pas kësaj jave, me 22 pikë në 8 ndeshje.
Sfidanti.al