Jup Hajnkes do të largohet në fund të sezonit, por ai, së bashku me drejtuesit e klubit, dëshiron të lerë pas sërish një emër të mirë. Trajneri gjerman e di pa mëdyshje se koha e binomit “Robery”, pra e Arjen Robenit dhe Frank Riberisë, dalë nga dalë po përfundon dhe se Bajerni ka nevojë për “gjak të ri”.
Për këtë arsye janë hedhur “grepat” apo “rrjetat” në Suedi dhe është arritur të sigurohet një talent 16-vjeçar, Timosi Anderson. Ai është që tani pjesë e skuadrës së parë të Helsingborgut. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç u mor personalisht me kontratën, ndërsa Anderson do të vazhdojë të luajë tek Helsingborgu për të mbërritur në “Alianc Arena” në verë të 2019-ës. Gjatë kësaj kohe, në përfundim të kampionatit suedez (në nëntor) dhe në pushimin e shkollës, Anderson do të fluturojë për në Gjermani ku do të stërvitet me Bajernin.
Sfidanti.al