NBA, San Antonio pas 4 fitoresh ndjen shijen e humbjes së parë

San Antonio thyhet pas 4 ndeshjeve të para në kampionatin e NBA. Skuadra teksane e drejtuar nga Greg Popovic u gjunjëzua në Florida ndaj orlandio Mexhik teksa u mposht me rezultatin 87-114. Orlando ishte perfekte në pjesën e tparë të cilën e mbylli me një avantazh prej 27 pikësh. Pas pushimit të ndeshjes, Mexhik nuk bëri gjë tjetër vecse administroi këtë diferencë pikësh kundrejt teksanëve.

Golden Stejt nuk e pati aspak të lehtë përballjen me Uashington në ‘Oracle Arena’. Skuadra kampione e NBA fitoi ndaj Uizards me rezultatin e ngushtë 120-117 ku u dalluan Durant me 31 pikë dhe Stiven Kërri me 20. ishte një ndeshje që pati edhe momente jo të këndshme sic ishte zënka mes Drejmond Grin dhe Bil, të cilët e panë veten të përjashtohen nga fusha e lojës nga arbitri i sfidës.

Fitore shënoi dhe Hjuston që mundi Sharlot Hornets. Teksanët e mbyllën sfidën 109-93 dhe patën si protagonist absolut të zakonshmin xhejms Harden që shënoi 27 pikë, dha 11 assist dhe rrëmbeu 10 topa në tabelë. Për Sharlotën, nuk mjaftruan 26 pikët e Uoker për të kaluar pengesën Rokets

sfidanti.al