As Doviciozo e as Markez, në provat zyrtare të cmimit të Madh të Malajzisë ai që shkëlqeu ishte Dani Pedrosa. Piloti spanjoll i Hondës u dha leksion të gjithëvë ne pistën e Sepangut teksa fitoi pole positionin e tij të 49 me kohën 1 minutë 59 sekonda e 212 të mijtat. Shumë pranë tij, në vendin e dytë u rendit francezi Zarko me vetëm 17 të mijtat më shumë, ndërkohë që Doviciozo u kënaq me praninë në vijën e parë të startit të garës me vetëm 24 të mijtat më shumë se spanjolli ne vendin e trete.
Mark Markez, këtë radhë nuk i bëri shumë mirë gjëerat duke i mbyllur provat zyrtare në vendin e 7 duke e rritur disi shkallën e vështirësisë përsa i përket mbylljes së cështjes së titullit botëror. Përpara tij u pozicionuan Valentino Rosi dhe Maverik Vinjales me Jamahat e tyre respektivisht në vendin e katërt dhe të pëstë,ndërkohë që vendi i gjashtë ishte i Horhe Lorencos.
sfidanti.al