‘Ndizet’ klasikja Real-Barcelona; do jetë pas zgjedhjeve në Katalonja

Java e Klasikes mes Realit të Madridit dhe Barcelonës pritet të jetë më e nxejhtë se zakonisht. Kjo për faktin se vetëm 2 ditë para në Katalonja do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Vlen të kujtohet se Klasikja e famshme e dy gjigandëve të futbollit spanjoll që ndal të gjithë botën  është parashikuar të luhet në 23 dhjetor në orën 13:00, ndërkohë që kryeministri Rahoj që ka marrë edhe kompetencat e presidentit të Katalonjës ka vendosur që në 21 dhjetor të mbahen zgjedhjet e rajonit.

Rastësia do që  kjo sfidë mes Realut dhe  Barcelonës të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ në kryeqytetin spanjoll dhe të gjithë presin me kuriozitet reagimin e tifozëve të ‘Los Blancos’ edhe pse nuk është shumë e vështirë të imagjinohet. Mjafton të kujtosh atë cfarë bënë pak kohë më parë tifozët e Atletiko Madrid në ndeshjen ndaj katalanasve në ‘Wanda Metropolitano’, teksa u panë të valëvisnin flamurin e spanjës. me pak fjalë, sfida më e madhe e futbollit iberik do të jetë e gjitha nën shenjën e Katalonjës dhe situatës së saj.

sfidanti.al