Murinjo i falet Marsial, Mançester Junaitid thyen Totenhemin

Murinjo dhe Mançester Junajtid i falen Marsial dhe mposhtin Totenhemin në ndeshjen e javës së 10 të Premier Ligës angleze. 1-0 ishte rezultati i regjistruar në ‘Old Trafford’ në favor të Djajve të Kuq që gjithsesi vazhdojnë të jenë 5 pikë larg rivalëve të Mançester Sitit me këta të fundit që fituan 3-2 në fuishën Uest Bromuiç.

Për më shumë se 80 minuta u pa një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat dhe diferencën për skuadrën e Murinjos e bëri pikërisht sulmuesi francez që përfitoi nga një gabim i prapavijës së skuadrës londineze për të ndëshkuar atë dhe portierin Loris. Pasi mori këto 3 pikë, trajneri Murinjo mund të mendojë me më shumë qetësi supersfidën e radhës që e pret ajo me kampionët e Çelsit në ‘Stamford Bridge’.

sfidanti.al