Skënderbeu fiton Kupën për herë të parë, ndaj Laçit vendos penalltia e Lilajt

Skënderbeu e fitoi më në fund trofeun e vetëm kombëtar që i mungonte. Kampionia në fuqi bëri të vetën Kupën e Shqipërisë pas triumfit në finalen ndaj Laçit, luajtur në “Elbasan Arena”. Ndeshja u vendos nga një gol shënuar me penallti nga Sabien Lilaj në pjesën e dytë, dhe ishte e fortë që nga fillimi deri në fund.

Të dy ekipet patën raste për gol, ndonëse u realizua vetëm një herë nga ana e korçarëve. Skënderbeu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi mbrojtësi kroat, Marko Radash, doli nga loja me karton të kuq në minutat e fundit.

Kjo ishte kupa e parë në histori për skuadrën korçare, e cila kishte humbur disa finale më përpara. Gjithsesi, kampionët e Shqipërisë presin vendimin e KAS-it në Lozanë për të marrë vesh nëse mund të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions. Për momentin, ata janë të dënuar me 10 vjet përjashtim nga UEFA.

Laçi e kishte siguruar që më parë pjesëmarrjen në Ligën e Europës, duke u renditur në vendin e katërt në Superligë.

Sfidanti.al