Daniel Riçardo është Princi i Monakos për këtë fundjavë. Piloti i Red Bull ishte fituesi i Cmimit të Madh të Montekarlos, që ishte ndalesa e 6 e Botërorit të Formula 1 duke e kurorëzuar me sukses këtë fundjavë në pistën e Principatës ku dominimi i tij ishte i dukshëm. Edhe pse gjatë garës të së dielës Riçardo pati probleme në motorin e makinës ai diti ta ruajë kryesimin e garës të cilin e mori që nga fillimi duke u treguar i aftë për të mbajtur prapa Sebastian Fetel dhe Ljuis Hamilton të renditur respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Pas krahëve të britanikut u pa një betejë për vendin e katërt mes finlandezëve, valteri Botas e Kimi Raikonen me ferraristin që doli i fituar. Garë pozitive zhvilloi edhe Maks Vershtapen që e nisi garën nga vendi i fundit duke qenë se nuk mori pjesë në provat kualifikuese për shkak të aksidentit të pësuar në provat e treta të lira. Holandezi arriti që të hyjë në zonën e pikëve në këtë garë duke u pozicionuar në vendin e 9.
Pas Çmimit të Madh të Monakos, renditja për pilotë vazhdon kryesohet nga Hamilton me 110 pikë i ndjekur nga Fetel që i është afruar dhe tani ka 96 pikë, ndërsa në vendin e tretë është pikërisht Riçardo me 72 pikë
sfidanti.al