Pas ‘horrorit’, Karius bën mea culpa: Do të doja të kthehesha pas në kohë

Loris Karius ishte protagonisti negativ për Liverpulin në finalen e Ligës së Kampioneve pasi i bëri dy dhurata të cmuara Realit të Madridit me 2 gafat e tij te golat e Benzemasë dhe Bejlit, pas ndeshjes portieri i Liverpoolit nuk reshti së kërkuari ndjesë klubit dhe tifozëve të The Reds, gjë që vazhdon ta bëjë ende edhe pse tashmë ajo ndeshje është arkivuar.

‘Nuk kam mundur të fle-shprehet Karius në një postim të tij në Instagram-skenat më shfaqen e rishfaqen. Më vjen pafundësisht keq për shokët e mi të skuadrës, për ju tifozë e për të gjithë stafin. E di që shkatërrova ndeshjen me 2 gabime dhe i kam zhgënjyer të gjithë. Do të doja të kthehesha prapa në kohë, por kjo është e pamundur. Ç’është më e keqja, mendonim se mund të kishim fituar ndaj Realit. ishim në lojë për një pjesë të mirë të ndeshjes. Falenderoj tifozët tanë fantastikë që erdhën në Kiev e më ngritën moralin edhe pas ndeshjes. Faleminderit, do të kthehemi më të fortë.

sfidanti.al