Si do të kishte përfunduar finalja e Lihës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Liverpulit nëse Salah nuk do të ishte i detyruar të lërë fushën e lojës pas 30 minutave? Është kjo pyetja që bëjnë tifozët e The Reds pas dëmtimit në shpatull që pësoi pas një kontakti me Serhio Ramos. pas pëfundimuit të ndeshjes Klop vuri alarmin duke deklaruar se është një dëmtim i rëndë që vuri në dyshim praninë e tij në Botërorin e Rusisë, ndërsa te Federata Egjipitiane kishte më shumë optimizëm dhe shprese për pjesëmarrjen kurse vete Salah deklaroi se do të bëjë të pamundurën për të qenë në eveniment
Ndërkaq mbështetësit e Liverpulit e jo vetëm i janë kundërvënë me forcë Serhio Ramos madje Mido lëshoi akuza të rënda kundër tij duke thenë se gjithcka e bëri me qëllim.
‘Cdokush që e kupton futbollin e di që Ramos e dëmtoi me ndërgjegje të plotë Salahun-shkruante Mido në Twitter-preferoi që ta mbante mbërthyer dhe të binte së bashku me të dhe jo ta linte të ikte’
Teoria e ish futbollistit egjiptian gjheti jehonë në angli pikërisht te ‘Daily mirror’ që në Twitter shkruante: ‘Ai i Ramos ishte veprim cinike, i tmerrshëm, i turpshëm pasi kërkoi të eliminojë kërcënimin më të rrezikshëm të kundërshtarit. E dinte cfarë po bënte. E tërhoqi për krahu duke e mbajtur. Padyshim ishte karton i kuq’
sfidanti.al