Zhgënjimi i Hëvedes: Do të kthehesha pa problem te Shalke

Sezoni juventin i Benedikt Hëvedes nuk ishte aq entuziazmant sa priste gjermani kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan herë pas here. Mbrojtësi gjerman luajti 248 minuta në 3 ndeshje në kampionatin italian të futbollit por arriti të shënojë një gol, atë kundër Sampdorias. Duke parë këtë situatë vështirë se Juventusi do të vendosë të blejë përfundimisht kartonin e tij.

vetë Hëvedes shfaqet skeptik në lidhje me këtë cështje dhe këtë e ka shprehur edhe në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’

‘Në Itali ndihem mirë dhe me drejtuesit vendosëm që të flasim në fund të sezonit dhe do të bëjmë vlerësimet-tha Hëvedes-jam i lumtur që fitova një titull kampion me Juventusin dhe nuk do të ishte problem për mua nëse do të kthehesha në gjermani te Shalke. Nuk është zgjedhja ime, por nëse do të më duhej të kthehesha do ta bëja me shumë qetësi’.

sfidanti.al