Pasi tregoi anektodën me arbitrin Alla, Bakaj e pësoi edhe vetë..

Dëgjoni si e ka pësuar sulmuesi  i Vllaznisë, Elis Bakaj. Një ditë të bukur, Bakaj ka treguar se në një ndeshje të Vllaznisë, arbitri Alla kishte pyetur para se të fillonte takimi:  cilët nga ju kanë kartona? Me të drejtën e Zotit, madje me më shumë naivitet sesa duhet,  futbollistët e Vllaznisë kishin treguar emrat e atyre që kishin kartona. Si me porosi  nga “allau”, arbitri Alla, u dha edhe nga një karton tjetër,, pikerisht atyre,   për t’i bërë të pavlefshëm për të luajtur ndeshjen tjetër. “ Na e futi bukur arbittri”- ka thënë Bakaj, pa e ditur se shumë shpejt do të ishte dhe vetë viktima e sistemit të “vrasjes” me kartona. Dhe ku?  Pikërisht në ndeshjen e vitrinës së Vllaznisë, kundër Kukësit, mu në stadiumin Zeqir Ymeri, tempulli i krenarisë së ekipit të veriut.  Edhe pse thuhet me krenari se nuk ka lindur akoma një kundërshtar në Superligë  që ta mundë Kukësin, ajo që ndodhi këtë herë me Vllazninë, nuk ishte humbje me shifra, por kishte shijen e humbjes ne vlera.  Vllaznia , për të cilën thonë se kishte pirë “gjak luani”, ka bërë një 90 minutësh  për t’u mbajtur mend, më shumë moralisht se sa teknikisht.

Një ndeshje, ku Elis Bakaj ishte një hero i padukshëm , edhe pse nuk arriti tek goli,u shfaq  teper mbresëlënës me topat e tij vizionarë dhe sensin e lojës kolektive. Kundër Kukësit të Nesti Gjokës që e ka përjetuar si  nje turperim  këtë barazim,  futbollistët e Cungut, me në krye Bakaj, kanë bërë një perfaqesim të denjë për kasetë. Një ndeshje që vlen si reflektim  po ta krahasosh me reagimin e tyre të fjetur ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”.  Vllaznia ndali Kukësin deri në minutat e fundit të një rivaliteti të ndezur  bukur,  ndërsa Elis Bakaj  nuk e dinte se në minutën e fundit  arbitri  Koçi do t’i kurdiste finten e tij.. Një karton i verdhë për vonesë loje , mu  në një ndeshje ku edhe mund të thyeje këmbën pa marrë karton, aq sa  midis arbitrave tregohet me gallatë  se Andi Koçi është treguar me “anglezi” për shkak të  dhunës së tejkaluar që po eksperimenton në ndeshjet e fundit.  Elisi nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme për Vllazninë, që per koicidence i bie me Partizanin, dhe ka shumë arsye të besosh se e ka pësuar ngaqë “spiunoi”  arbitrin Alla që vrau shokët e tij, pa e ditur se do t’ia lidhnin këmbët shumë shpejt edhe vetë atij….
 sfidanti.al