Fitoi garën në vendin më të madh (si popullsi) të botës dhe vazhdoi me “ato të vetat”. Ljuis Hamilton mezi priti të përfundonte ceremonia e dorëzimit të trofeut në pistën e Shangait dhe vrapoi tek një artist i njohur kinez për të bërë një tatuazh të ri. Në një epokë kur tatuazhi është shprehje e asaj që mendon apo ndjen, fjalët në trupin e pilotit anglez ishin në karakteret kineze dhe kishin domethënien “luftëtar trim” dhe “dashuri”.
Nëpërmjet Instagramit, mesazhi i tij ishte se “këtë e bëra për tifozët e mi kinezë”. Sipas mediave britanike, Ljuisi është tepër popullor në vendin e madh të Lindjes dhe, përveç afinitetit të natyrshëm prej sportisti me tifozët e tij, Hamilton mendon edhe për aspektin e marketingut.
Sfidanti.al