Partizani shënjestron arbitrin, ndonëse harron penalltinë në derbi!

Një ankesë, besohet e drejtë, ishte ajo e drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, në përfundim të ndeshjes ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”. Skuadra e tij barazoi 1-1, veçse duke luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 36-të, kur Romero doli me karton të kuq pas dy të verdhave. Kartoni i kuq i prishi punë kampionëve, të cilët treguan epërsi pas pushimit ndaj durrsakëve, edhe në inferiotet numerik, ndaj edhe drejtori Rama u shpreh edhe i lumtur për paraqitej, edhe i zemëruar me vendimet e gjyqtarit. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë që në derbin ndaj Tiranës, të paktën sipas specialistëve, u tha se mungoi një penallti për bardheblutë, gjë që mund ta kishte ndryshuar përfundimin, që ishte fitore për Partizanin.

Sa për ndeshjet e së shtunës në Superligë, java e 7-të punoi më shumë në favor të Kukësit dhe Bylisit, pasi Partizani barazoi, dhe po ashtu Tirana, si dhe Teuta u ndal. Nëse kuksianët fitojnë ndaj Vllaznisë, ata dalin kalojnë mbi rivalët, dhe nëse Bylisi fiton në Laç, del në vendin e parë. Një kampionat shumë i ekuilibruar ky, me skuadra qartësisht të paformuara siç duhet, siç e tregon fakti se Skënderbeu ka po aq pikë sa Teuta e vendit të parë, 12, ndërsa ka humbur dy ndeshje me shifrat 0-3 në Korçë me Bylisin dhe 0-4 në Shkodër me Vllazninë.

Sfidanti.al