Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, vazhdon të luftojë për jetën në Spitalin e Traumës, në kryeqytet. Për fat, pa dëmtime të kokës, pa thyerje, por me një mushkëri të dëmtuar, besohet të majtën. Mjekët ende janë të rezervuar për parashikim, duhet pritur 24 orë, të paktën për ta quajtur jashtë rrezikut për jetën! Gjithsesi, është lajm i mirë, tepër i mirë, që Aldo ka mbijetuar pas rrëzimit nga kati i gjashtë i pallatit, diçka që në shumicën e rasteve është fatale, që në momentin e goditjes në tokë.
I urojmë shërim të shpejtë e të plotë dhe kthim në fushë njërit prej portierëve më të mirë të brezit të tij, në mos më të mirit, që ishte në U19 e U21 me Tomas Strakoshën, por që nuk pati përkrahje, diçka thuajse vendimtare në një vend si Shqipëria!
Sfidanti.al