E fiton Partizani derbin numër 149 ndaj Tiranës. Të kuqtë triumfuan 2-1 në duelin që uli siparin e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.
Në “Selman Stërmasi”, ku sot luante si pritëse, skuadra e Sulejman Starovës gjeti avantazhin me golin e Renato Malotës në të 12-n. Dy minuta pas pushimit Olsi Teqja përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Hoxha për të barazuar shifrat. Megjithatë baraspesha nuk zgjati shumë, pasi në të 70-n Ekuban përmbylli me sukses një aksion të bukur të të kuqve.
Me këtë sukses 15 herë kampionët e vendit e çojnë në 12 serinë e ndeshjeve pa humbje ndaj rivalëve bardheblu. Por qjo që ka më shumë rëndësi është fakti që fitorja e afron Partizanin katër pikë pas Kukësit (46′) kryesues dhe -2 nga Skënderbeu (44′). Kurse Tirana ndan me Vllazninë vendet 5 dhe 6, në kuotën 27.