Ishte një rast për të fituar ndaj kurbinasve, aq më tepër që ndeshja nuk luhej në Laç. Fusha e stadiumit po ripërtërihet dhe bardhezinjtë e pritën Kukësin në Kamzë, një ndeshje që ishte thuajse e fituar nga të besuarit e trajnerit Longo. Kukësi zhvilloi një pjesë të parë të një niveli më të mirë, duke dominuar e duke krijuar shumë raste, por pas pushimit nuk arriti të mbahej. Pas golave të shënuar nga Milunoviç e Basha, kuksianët mund të kishin bërë më shumë, por gabuan. Në pjesën e dytë, ekipi laçian pati besim dhe e ngriti nivelin e lojës, duke barazuar me anë të Zarubicës. Ishte po ky lojtar që barazoi në minutën e 5-të shtesë, ndërsa me atë që u dha në fushë, Kukësi duhej të kishte marrë tri pikët. Po 3 pikë deshi edhe Skënderbeu, veçse nuk ia doli të thyente rezistencën e Egnatias në Rrogozhinë. Vendasit e drejtuar nga trajneri Magani morën pikën me barazimin 1-1, një rezultat i mirë pas barazimit me fat në kryeqytet me Tiranën. Pas 3 javësh, Kukësi kryeson me 7 pikë ndaj 5 të rivalëve, ndërsa Egnatia ka 2 pikë po aq sa Partizani, Skënderbeu dhe Laçi.
Sfidanti.al