Nuk ka ndërmend të ndryshojë dhe në shpinë do të mbajë bluzën me numrin “ordiner” 24. Lorenco Insinje mund të jeë kapiteni i Napolit, mund të jetë lojtari më i mirë i skuadrës dhe një nga më të mirët e Italisë kampione të Europës, por kur vjen puna tek fanela me numrin 10, nuk do të bëjë asnjë hap prapa. “Ajo bluzë i përket Diegos, – thotë Lorenco, – ajo bluzë do të vazhdojë të rrijë në sirtar”. Në stadiumin “Maradona”, në prezantimin e lojtarëve për ndeshjen Napoli-Kaljari, pati një gafë pasi Insinje u dha sikur do të kishte numrin 10. Gjithë publiku në stadium u habit, dhe reagoi, por këto ndjenja kaluan shpejt. Insinje do ta mbajë fjalën për aq kohë sa do të qendrojë tek Napoli, e ndoshta mund ta mbyllë karrierën aty, ku i dihet duke fituar edhe titullin kampion!
Sfidanti.al