Pasuria e ish-presidentit të Bajernit nuk është aspak e vogël, dhe llogaritet në 300 milionë euro. Natyrisht, Uli Hënesi nuk i ka bërë të gjitha këto para në klubin bavarez, edhe pse ka fituar shumë aty si futbollist, menaxher dhe president, në një karrierë që ka zgjatur nja 40-50 vjet. Ai llogaritet të ketë një pasuri gati dyfish më të madhe sesa vetë “Kaizeri” Franc Bekenbauer, që mendohet se “vlen” 160 milionë euro. Lidhur me lidhjen e Hënesit me paranë flet ish-trajneri i Bajernit dhe i Hamburgut, Feliks Magat, një yll i dikurshëm i Gjermanisë Perëndimore dhe i Hamburgut. Magati e akuzon Hënesin se “ka lakmi për para dhe pushtet”!
Sfidanti.al