Presidenti Gaz Demi I Partizanit ka një stil tjeter edhe kur flet per arbitrat: “Ndoshta në gjaknxehtësi e sipër edhe pjesëtarë të stafit tim mund të kenë folur ndonjë fjalë për arbitrimet, por në përgjithësi unë si president nuk jam shprehur asnjëherë për gjykimet. Sigurisht gjyqtarët duhet të jenë të vëmendshëm sepse investimet që bëjmë janë të mëdha. A korruptohen arbitrat? Edhe ata njerëz janë, përderisa korruptohen politikanët, përse nuk u korruptokan edhe arbitrat, por sigurisht fajin prapë e kemi ne pasi tek e fundit kush i korrupton! Nëse unë si president nuk ofroj para por edhe presidentët e tjerë nuk e bëjnë diçka të tillë, atëherë kjo gjë do të jetë pozitive për të gjithë”.