Sa herë humbet Juvenutusi, shfaqet një ngushëllues ” i artë”

Claudio Marchisio përpiqet të karikojë Juventusin me deklaratat e tij. Mesfushori i përfaqësues italiane i cili pak nga pak po rifiton formën e më të mirë pas atij dëmtimi të gjatë, u ndal të fliste për sfidën e humbur sëfundmi nga bardhezinjtë e Allegrit ndaj Fiorentinës në Firence 2-1.

” E dimë që ajo në Artemio Franchi nuk ishte një paraqitje e mirë e skuadrës sonë, por tashmë duhet të shikojmë përpara, është kjo gjëja më e rëndësishme. Kemi një provim cdo tre ditë dhe duhet të jemi gati dhe të mendojmë cdo ditë si të përmirësohemi, thekson Marchisio. Mesfushori 30-vjecar përcaktoi qartë edhe objektivat e Juves për vitin 2017-të. ” Shpresoj dhe uroj që në 2017-tën të arrimë ato objektiva që i kemi vendosur vetes për të bërë të lumtur edhe tifozët tanë.Duam të ngrejmë trofe të rëndësishëm. Jemi të kënaqur që kemi fituar 5 tituj kampion rradhazi por nuk duam të ndalemi këtu. E dimë që kemi një skuadër me emra të mëdhenj në përbërje, por për të fituar nuk mjafton vetëm talenti pasi duhet të punosh fort”, shtoi në fund të fjalës së tij Claudio Marchisio.