Xhek Bonaventura ka rinovuar sot kontratën me Milanin që e mban atë te kuqezinjtë deri në vitin 2020-të. Mesfushori po kalon një formë mjaft të mirë, dhe për këtë qëllim ka marrë një shpërblim me zgjatje të kontratës si dhe përmirësim të pagës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në llogarinë e 27-vjecarit do të shkojnë 2 milionë euro në sezon plus bonuset. Akordi mes administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galeani dhe menaxherit të lojtarit Mino Raiola për zgjatjen e bashkëpunimit me Bonaveturen ishte arritur prej kohësh dhe pritej vetëm miratimi i kinezëve.
Bonaventura është transferuar në San Siro në Janar të vitit 2015. Në këto 2 vite ai ka zhvilluar 91 ndeshje me Milanin duke realizuar dhe 18 gola.