Jorge Messi, babai i sulmuesit të Barcelonës, ka mohuar intervistën e yllit të madh për revistën angleze “Coach”.
Messi në të kishte konfirmuar planin për të mbetur në Barcelonë, ndërsa diskutoi edhe shumë tema tjera.
Por, ajo intervistë duket se është vetëm një trillim i madh.
“Nuk ekziston një intervistë e tillë, është një gënjeshtër”, deklaroi Jorge për mediat spanjolle.
Messi është bërë temë e nxehtë për faktin se ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, e vlefshme deri më 2018.