Në një intervistë për mediat lokale në Bergamo, babai-menaxher i talentit italian të portës Marko Sportielo, Antonio, ka treguar për përplasjet e djalit të tij me drejtuesit e klubit të Atalantës, çka para disa ditësh sollën dhe transferimin e tij në formë huazimi te Fiorentina.
“Unë i jam mirënjohës Atalantës për çfarë ka bërë për djalin tim deri më sot pasi gjithnjë ka besuar tek aftësitë e tij. Por përplasja që pati gjatë verës në dhomat e zhveshjes me trajnerin Gasperini prishi çdo marrëdhënie. Më pas afrimi i Berishës ishte goditja përfundimtare”, ka thënë Antonio Sportielo.
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, u afrua në verë tek Atalanta në formë huazimi nga Lacio dhe i zuri vendin e titullarit italianit Sportielo, i cili pati mundësinë të mbronte portën e skuadrës bergameze vetëm gjatë muajit dhjetor, kur “gardiani” kuqezi ishte i dëmtuar