Ndodh edhe kështu, sidomos kur ke disa kohë që nuk fiton dhe gjërat të ecin shumë mbarë. Për Tiranën, derbi i parë me Dinamon pas gati një decade ishte një kambanë alarmi, ose të paktën një zile zgjimi. Blutë e kryeqytetit fituan 2-0 me golat në pjesën e parë nga Besart Ibraimi me penallti dhe nga Skuka, ndërsa bardheblutë reaguan disi pas pushimit, por “shpërblimi” i vetëm ishte kartoni i kuq i Hoxhallarit në sekondat e fundit të ndeshjes. Pavarësisht se Dinamo nuk e ka ende të sigurt kualifikimin pas suksesit në “Arenën Air Albania”, sërish tregoi se është në gjendje të matet me më të mirët. Humbja 3-6 në Shkodër mund të cilësohet një rastësi, ndërsa ekipi i kthyer këtë sezon në elitë ka barazuar ndeshje ndaj Partizanit apo Laçit. Tiranës besohet se do t’i vlejë kjo humbje, dhe jo më kot disfatë në Kupën e Shqipërisë pësoi edhe Kukësi, ekipi numër 2 i Superligës sot për sot, i mundur 3-1 nga Egnatia në Rrogozhinë. “Në pjesën e parë lojtarët e mi ishin ende në Shkodër”, – tha pas ndeshjes, gjysmë me shaka e gjysmë me hidhërim trajneri Orges Shehi.
Rezultatet:
Grupi A: Dinamo-Tirana 2-0, Korabi-Teuta 0-1, Besëlidhja-Partizani 0-1, Bylis-Skënderbeu 1-1.
Grupi B: Pogradeci-Vllaznia 0-2, Tomori-Laçi 0-1, Egnatia-Kukësi 3-1, Flamurtari-Kastrioti 0-0.
Sfidanti.al