Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Ukrainës më 7 shtator dhe ndaj Gjeorgjisë më 10 shtator.
Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe përgatitjet do t’i zhvillojnë në “Shtëpinë e Futbollit”.
Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të Kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.
E hënë, 2 shtator 2024
Konferencë për media e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo në Shtëpinë e Futbollit, ora për t’u përcaktuar
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 3 shtator 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 4 shtator 2024
Seanca stërvitore e Kombëtares, ora 17:30.
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 5 shtator 2024
Nisja nga Aeroporti Nënë Tereza, ora 14:50
Mbërritja në Pragë, ora 17:00
E premte, 6 shtator 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Epet Arena”, ora 17:15
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Epet Arena”, ora 18:00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 7 shtator 2024
UKRAINË-SHQIPËRI, ora 20:45, në stadiumin Epet Arena, Pragë
E diel, 8 shtator 2024
Mbërritja në Tiranë, ora 15:35
E hënë, 9 shtator 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 18:30
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ora 19:15
E martë, 10 shtator 2024
SHQIPËRI-GJEORGJI, ora 20:45, në stadiumin Air Albania, Tiranë.
sfidanti.al