Fati i teknikut me përvojë është sepse “Zonja e Vjetër” do të ketë në Ligën e Kampionëve dy ndeshje që mund të cilësohen “të kalueshme”. Në 5 tetor, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, Juventusi do të presë Makabin e Haifës në Torino, dhe flitet për një sfidë që italianët duhet ta fitojnë. Më pas, do të shkojnë në Izrael një javë më vonë (11 tetor), veçse pas derbit ndaj Milanit në “San Siro”. E pas këtyre, në 15 tetor vjen derbi tjetër (ai torinez) në fushën e Torinos. Në këtë periudhë me gjasë do të vendoset fati i trajnerit Masimiliano Alegri. Nëse dy ndeshjet e Championsit fitohen, atëherë tekniku mund të marrë frymë, ndryshe nuk do të ketë shpresë. Aq e vërtetë është kjo saqë mediat italiane shkruajnë se pavarësisht se Alegri ka kontratë me rrogë 7 milionë euro në sezon, plus shpërblime, sërish eliminimi nga Champions do të shkaktonte shumë më tepër dëme.
Sfidanti.al