Në ndeshjen e vështirë ndaj Lionit, ai ndihmoi jo vetëm Paris SG, por edhe vetveten. Lionel Mesi shënoi golin e vetëm në derbin Lion-PSG (0-1) si dhe realizoi dy driblime të suksesshme. Në pamje të parë nuk duket ndonjë gjë e madhe, por këtë sezon ka arritur në 32, ndërsa që nga viti 2015, sipas statistikave zyrtare ka bërë 1 000 driblime të suksesshme vetëm në kampionat, pra në La Ligë dhe në Ligën e Parë të Francës. Kjo do të thotë 196 driblime të suksesshme më shumë sesa ndjekësi më i afërt. Për Leon, ka 6 gola këtë sezon si dhe 8 asistë në 11 ndeshje, dhe mund të thuhet me plot gojën se superylli argjentinas është kthyer në formën e tij më të mirë.
Sfidanti.al