Nuk luhej në Gllazgou, porse në Sent Mirren, por kjo nuk bëri asnjë dallim. Tifozët e Sëlltikut sërish e treguan veten kundër nderimeve për Mbretëreshën e shuar Elizabeta II, duke duartrokitur, vërshëllyer e britur, si dhe duke shpalosur banderola ofenduese gjatë minutës së heshtjes për nder të monarkes. “Kush urren mbretërinë le të duartrokasë”, shkruhej në banderolë, siç shihet në foto. Një gjë të tillë, tifozët e Sëlltikut e bënë edhe në ndeshjen e Championsit mesjavën e kaluar, ndërsa edhe tifozët e Dandi Junajtidit dolën kundër nderimeve. Deri tani, vetëm Gllazgou Rejnxhërsi e ka respektuar fort kujtimin e ish-Mbretëreshës Elizabetë II.
Sfidanti.al